Ministja e Bujqësisë Frida Krifca potencoi premtimin që nafta pa akcizë do përfshijë dhe kultivuesit e ullirit.
“Skema e naftës do të përfshijë këtë vit edhe kulturën e ullirit”, tha ajo në një shpjegim se ç’parasheh Buxheti 2022 për Bujqësinë
buxhetin për vitin 2022 për bujqësinë.
“Buxheti i vitit 2022 adreson 7.1 miliardë lekë për financimin e zhvillimit rural nga të cilat 3.2 miliardë lekë shkojnë për mbështetjen e rreth 50 mijë fermerëve, 400 milionë lekë për mbështetjen e start up në bujqësi”, tha Krifca.
Ajo veçoi dhe peshkatarët veç atyre që sipas saj do përfitojnë fermerët.
“Fermerët do të mbështeten për të rritur prodhimin bujqësor me kultura që kërkohen nga tregjet ndërkombëtare, me mekanizim si dhe me mbështetje të drejtpërdrejtë me naftë pa akcizë duke ndikuar në rritjen e prodhimit.
Gjithashtu peshkatarët do të mbështeten për përmirësimin e flotës dhe rritjen e investimeve në peshkim dhe akuakulturë, agropërpunuesit për fuqizimin e kapaciteteve dhe një program i veçantë do mbështesë gratë dhe të rinjtë për investime në agroturizëm”, u shpreh gruaja në krye të bujqësisë shqiptare. /sarandacity.al/