Edhe pse konsiderohet si ndër territoret më të pastërta, Bashkia Finiq është angazhuar në pastërtinë e mjedist dhe me operacione, siç e quan një të tillë ky institucion.
Ditë pasi Himara u quajt e pisët nga kryeministri Rama, i cili shpotiti hapur dhe kryebashkiakun e atyshëm Jorgo Goro, në Finiq mesazhet janë kuptuar drejt.
“Një operacion pastrimi nga ekipet e Bashkisë së Finiqit në të gjithë territorin, është kryer ditët e fundit me mjetet e duhura teknike dhe burimet njerëzore të Bashkisë, në ambiente publike dhe rrugë. Është për tu shënuar se shërbimi i pastrimit të territorit organizon herë pas here aksione të ngjashme si grumbullimi i mbetjeve dhe materialeve të riciklueshme .
Në shumë pika të territorit janë vendosur në dispozicion të qytetarëve kosha riciklimi për mbrojtjen e mjedisit.
Kujdesi i tyre për trajtimin e duhur të mbetjeve duhet të konsistojë në ndarjen e sendeve të përziera nga ato të riciklueshme, gjë që luan një rol primar në krijimin e një komuniteti të pastër dhe të bukur.
Kryetari i bashkisë së Finiqit, z. K Kiço, ka theksuar se: ‘Mbrojtja e mjedisit është tashmë një nevojë urgjente për të gjithë njerëzimin, në një kohë kritike kur planeti ynë po goditet nga ndryshimet klimatike dhe nga dora e njeriut. Planeti Tokë po lëshon sinjalin SOS, rritja e ndërgjegjësimit është një çështje e të gjithëve’”, shkruhet nga Bashkia minoritare. /sarandacity.al/