Ministra Manastirliu dha lajmin e një zhvillimi të pazakontë në Spitalin e Sarandës, i cili ka si protagonist disa bluza të bardha të “Stefan Mekshit”, ku veçon doktori i njohur ortoped Lefter Nika.
“Për herë të parë në Spitalin e Sarandës është realizuar një ndërhyrje delikate ortopedike për rregullimin e një deformimi të lindur, shkurtim të theksuar të gjatësisë”, shkruan Manastirliu, duke veçuar emrat e atyre që e kanë këtë meritë.
“Operacioni ka rezultuar me sukses falë punës dhe profesionalizmit të ekipit mjekesor të këtij spitali, dr.Lefter Nika, dr.Theofan Cavo, dr.Besnik Shabanaj dhe infermieret Suzana Mica, Laureta Llanaj, Anxhela Bedaj, Florida Sali”.
Sipas gruas që drejton shëndetësinë shqiptare, “Spitali i #Sarandës me sallat moderne për ndërhyrjet kirurgjikale dhe fuqizimin e stafit të specializuar, ka plotësuar shërbimet dhe nevojat e banorëve të këtij komuniteti”.
Më tej ajo shton se “Fuqizimi i spitaleve me aparatura mjekësore dhe pajisje radiologjike të teknologjisë së avancuar do të vijojë edhe me Buxhetin 2022”. /sarandacity.al/