“Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve kujdesen për hapësirat e gjelbra të qytetit”, shkruan Bashkia në faqen e saj. Kaq. Por cc’thënë më tepër?
Punonjëset e gjelbërimit e kanë të lidhur të përditshmen e tyre me lulishtet dhe lulet në qytet.
Dinë mirë ku duhet ujitur, krasitur dhe zëvëndësuar, me qëllim që nga siperfaqet e gjelbëra të na vijë shpërfaqja e stinës, freskia, aroma dhe oksigjenimi i mjedisit.
Në perceptimin tonë, ne ndoshta padrejtësisht i nënvlerësojmë, ngase na ngjajnë me pastrueset e rrugës, në fakt kjo e fundit një punë plot dinjitet, pasi ka të bëjë pastërtinë, por dhe me moralin e të ushqyerit nëpërmjet punës dhe jo lëmoshës.
Të dy kategoritë, si shërbëtorë të qytetit, meritojnë respekt, sa pastërtia e rrugëve e sa dekori bimor, pra lulet.
Te ata askush nuk e kthen kokën, por është momenti për t’u kthyer me një “ju lumshin duart”, fjalë që për ta mund të jenë shtim jete. /sarandacity.al/