Kryeministri Rama foli pë herë të parë mbi atë çfarë propozoi ministrja e tij e Bujqësisë ditë më parë, një akademi për barinj.
Në parlament, kreu i qeverisë tha se akademi të ngjashme ka në të gjithë botën të cilat ndihmojnë njerëz që punojnë në sektorë të ndryshëm të përshtaten me kohën e re.
Duke iu drejtuar ironive të opozitës, shefi i mazhorancës tha:
“Flas dhe për atë se iu ka mbetur mendja tek akademia e barinjve e çobanëve siç thoni ju.
Akademitë e barinjve, akademitë e peshkatarëve, akademitë e fermerëve, pavarësisht moshës janë në të gjithë botën dhe nuk janë si mendoni ju.
Janë hapësira formimi në vazhdim që iu afrohen të gjitha kategorive të njerëzve që punojnë në sektorë të ndryshme për t’u adaptuar me kohën e re. Prandaj mos qeshni me vete”, tha Rama. /sarandacity.al/