Një 92-vjeçari në Muzinë iu dogj banesa dhe, zgjidhja pasi ka mbetur i pastrehë, i ka ardhur nga Bashkia Finiq.
“Bashkia e Finiqit është gjendur në krah të të moshuarit në fshatin Muzinë, që në momentin e parë të zjarrit. 92-vjeçari nga fshati i Muzinës, ka mbetur thuajse i pastrehë pas zjarrit që ra në banesën e tij javën e kaluar, zjarr ky i shkaktuar nga oxhaku për shkak të pakujdesisë.
Drejtoria e Shërbimit Social të Bashkisë, duke treguar kujdesin e duhur, i ka siguruar nevojat elementare dhe mbështetje psikologjike, ndërsa ekipet e Shërbimeve Teknike të Bashkisë kanë vijuar menjëherë punën me restaurimin e banesës së tij.
92-vjeçari ka qënë edhe në të shkuarën objekt i shërbimit social, pasi i përket grupit të njerëzve në nevojë”, informohet nga Bashkia.
“Qëllimi ynë parësor është mbrojtja e shëndetit dhe kujdesi ndaj qytetarëve tanë, veçanërisht për moshën e tretë, një brez që vuajti shumë për të na rritur dhe edukuar me ideale të drejta.
ASKUSH VETËM!”, citon bashkia Finiq kren e saj Kristaq Kiço. /sarandacity.al/