Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Kuleta lokale 2022: tri sfidat e Sarandës, në Dëgjesë me katër lagje

by PorositWeb
11 Nëntor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Trafiku, uji dhe pastrimi janë veçuar nga Kryetari Adrian Gurma, si tri sfidat e mëdha të Sarandës për vitin që vjen, në dy dëgjesat me banorë të katër lagjeve të qytetit. Rreth tyre është diskutuar e janë shfaqur mendime të dobishme, pasi përmbanin shqetësim, përgjegjshmëri dhe angazhim qytetar.

Përtej vlerësimit të zgjidhjeve të mira që janë dhënë nga Bashkia aktuale për shqetësime apo mungesa konkrete, folësit në dëgjesa reflektuan interesa komunitare, duke anashkaluar kërkesat vetiake.


E përbashkëta e dy dëgjesave ishte takimi në idenë që Bashkia të mund të ofrojë më shumë investime dhe shërbime më 2022, brenda mundësive të saj financuese, ndërkohë që, për investime të mëdha të lobojë më mirë pranë qeverisë e tek donatorët, por edhe biznesi që fiton shumë duhet të jetë i përfshirë në dhënien e zgjidhjeve komunitare.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

U nënvizua që, me këtë përdorim të alternuar të kapaciteteve, është plotësisht e arritshme që Saranda të ketë rrugë më të mira, furnizim më të garantuar me ujë të pijshëm, divorc nga ndotjet, trafik të lehtësuar, imazh dhe frymë mikpritjeje, që përkthehen në më shumë turistë dhe më shumë mirëqenie.

Sigurisht që thekset e forta u vunë në kërkesën që buxheti i vitit 2022 të parashikojë shpenzime të shpërndara në mënyrë të harmonishme midis lagjeve, duke zgjedhur në mënyrë të studjuar mes listës së propozimeve të bëra nga banorë të të katër lagjeve.

Vështrimi u hodh përtej shetitores dhe qendrës, duke kërkuar që të bëhen investime edhe në rrugët e tjera të qendrës, siç është Rruga e Tregtarëve, apo në periferitë e në brendësitë e lagjeve, për të zvogëluar diferencat e derisotme.


U kërkua të shihet mundësia për parkim të nëndheshëm, të shtohen shkalkaret, të bëhen korrigjimet e gabimeve të bëra në vite në zgjedhjen e llojeve të pemëve dekorative, të krijohen Parqe Publike për rekreacion të të gjitha moshave, të investohet për t’i dhënë Sarandës terminalin akoma të munguar të autobusëve.

Po kështu, u fol për kurimin e nevojshëm të imazhit fizik, sidomos të pallateve më të hershme në moshë, apo unifikimin kohë pas kohe të fasadave të ndërtesave.

Përvoja e funksionimit të administratorëve të pallateve, u vlerësua si nevojë dhe si burim të ardhurash për të investuar në imazhin dhe jetëgjatësinë e tyre.

Në fushën e kulturës qytetare u propozua që rrugët tona të arredohen me shije dhe me shpenzime të vogla të nxitet gara e kultivimit dhe ekspozimit të luleve nëpër dritare dhe ballkone.

U dha edhe një herë siguria se viti 2022 nuk do të ketë rritje të taksave dhe tarifave për qytetarët, ndërkohë që në favor të tyre do të shkojnë më shumë investime e shërbime, pasi këtë e lejojnë të ardhueat më të mëdha, që erdhën nga një sezon turistik më i mirë.

Njëherësh, Kryebashkiaku Adrian Gurma tha se “që të japim mbështetje të mirë, duam edhe mbështetjen e qytetarëve me plotësim detyrimesh dhe me qasje qytetare”. /Bashkia/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Grabitja e 2014-ës në Bredenesh: i dënuar nga Alltun Çela, kush është “polici” i kapur në Tiranë

Next Post

Pretendimi: si trajtohen shqiptarët në Greqi, s’trajtohen grekët në Shqipëri!

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 3

  1. heyclay says:
    2 muaj ago

    130612 132596Fascinating website, i read it but i nonetheless have a couple of questions. shoot me an e-mail and we will talk much more becasue i may have an intriguing notion for you. 664866

  2. empresa helpdesk lisboa says:
    2 muaj ago

    426286 487311Spot on with this write-up, I truly assume this site wants a lot far more consideration. probably be again to read considerably far more, thanks for that info. 536727

  3. lucky jet says:
    1 muaj ago

    315728 552795of course like your web-site however you need to check the spelling on quite a couple of of your posts. Numerous them are rife with spelling issues and I to discover it extremely bothersome to inform the reality nevertheless Ill surely come back once again. 402998

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.