Jepet sinjali që sheshi anës rrugës në Bamatat mund të ndryshojë pamje.
Së paku kështu thuhet pas një takimi të kryebashkiakes së Delvinës. Znj. Majlinda Qilimi, me banorë të atyshëm në një Dëgjesë për Projektbuxhetin lokal 2022.
“Me banorët e fshatit Bamatat për të diskutuar rreth Projektbuxhetit 2022,
Sistemi i sheshit qendror, rehabilitimi i kanalit të Vrizit, përmirësimi i ndriçimit si dhe krijimi i mjediseve argëtuese për fëmijët, ishin disa prej kërkesave të banorëve të kësaj zone”.
Tashmë mbetet të mësohet nëse këto kërkesa, sidomos ai për sheshin, do gjëjnë vend në financat lokale të këtij viti, për ta shndërruar atë në atraktiv dhe tërheqës estetikisht.
Sheshi i Bamatatit mbetet ndër fotografitë e mjerimit social në zonë. /sarandacity.al/