Drejtues pushteti në nivele të ndryshme kanë vijuar llërëpëveshur të pastrojnë mjedisin, nën shembullin e shefit të madh Rama, i cili. Nga Pylli i Sodës në Vlorë fundjavën e kaluar, lëshoi kushtrimin për pastrim territori.
Kështu, sipas ministres së Turizmit dhe Mjedisit, e cila i qëndron si ndihmëtare në krah në këtë fushatë, Mirela Kumbaro, fushata anti-ndotje mbërriti dhe në Sarandë e Delvinë.
“Asgjë nuk do të ndryshojë po nuk përveshëm mëngët për të pastruar mjedisin e për ta trajtuar ambientin jashtë pragut njësoj si shtëpinë tonë.
Në Vlorë, Sarandë, Delvinë, Himarë e Finiq, institucionet përgjegjëse nën drejtimin rigoroz të Prefektit Flamur Mamaj u mbështetën nga nxënës, mësues e banorë të zonave, duke pastruar pirgje mbetjesh të hedhura kuturu Vazhdojmë çdo ditë, sepse Shqipërinë e duam të pastër”, shkruan Kumbaro. /sarandacity.al/