Kryebashkiakja e Delvinës, znj. Majlinda Qilimi, publikoi aspekte nga pastrimi i qytetit, ku dhe vetë ajo “përveshi mëngët”.
“Aksioni i pastërtisë vijoi edhe sot pothuajse në të gjitha lagjet e qytetit.
Administrata e Bashkisë Delvinë u përfshi tërësisht në këtë aksion duke larguar prej mjedisit një sërë mbetjesh të hedhura shkujdesshëm larg kontenierëve.
Lutemi që ndërgjegjësimi qytetar lidhur me mbajtjen pastër të mjedisit, të arrijë shkallën më të lartë”, shkruan e para e Delvinës. /sarandacity.al/