Kontributi i sektorit të shërbimeve në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) u përshpejtua në 3-mujorin e dytë të vitit.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sektori i shërbimeve u rrit me 20.5% në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e mëparshëm që ishte 4.5%.
Kontribute të larta pozitive kanë ardhur edhe nga “Tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor”.
Veç “Tregtisë”, edhe dega e “Akomodimit” i është rikthyer normave pozitive, mbështetur nga rritja e fortë e turizmit në këtë tremujor.
Ndërkohë që aktivitetet e “Administratës publike, shëndetësisë dhe arsimit”, “Pasuritë e
paluajtshme”, “Shëndetësia”, “Arsimi” kanë dhënë ndikime të qenësishme, si
edhe në tremujorët e mëparshëm.
BSH-ja thekson se, vlerësimet për një ecuri pozitive të ekonomisë mbështeten nga tregues sasiorë si rritja e eksporteve dhe importeve, lëvizjet e shtetasve dhe statistikat fiskale.
Gjithashtu, të dhënat cilësore të vrojtimeve dëshmojnë përmirësim të ndjesisë ekonomike dhe ulje graduale të pasigurisë.
Ndërsa rritja ekonomike vlerësohet të mbetet në nivele të larta edhe në tremujorin
e tretë, por me një normë më të ulët krahasuar me tremujorin e dytë. /atsh/