Një foto pa diçiturë ka publikuar së fundi kryebashkiaku Gurma në faqen e tij, duke e lënë të hapur fabulën, nëse përcjëll një emocion momental ngacmuar nga peisazhi apo diç tjetër.
Është tipikisht një pamje e fiksuar nga lartësitë e Llogarasë, ku poshtë është deti, ullishtat, Dhërmiu, si dhe frontet e investimeve turistike, të cilat kanë kafshuar terrenin e virgjër deri dje të bregdetit të Palasës, ku rrallë qasej kush.
Në kontekst të së ardhmes me Tunelin e Llogarasë, edhe këto pamje do jenë më të rralla për udhëtarët e turistët. /sarandacity.al/