Bashkia Finiq ofroi pamje të rehabilitimit të rrugëve në Aliko, duke cituar atë se ç’thotë i pari i saj për këtë vizion infrastukturor për fsahtrat e Minoritetit.
“Në vazhdim janë punimet e sektorit të rrugëve të Bashkisë Finiq në fshatin Aliko, të cilat kanë nisur gjatë periudhës së mëparshme. Punimet realizohen nga burimet e veta të Bashkisë.
Ndërhyrjet kanë qënë shumë të nevojshme për komunitetin lokal, në zona problematike dhe të paaksesueshme.
‘Qëllimi i autoritetit bashkiak është krijimi i kushteve sa mëtë mira për zhvillim të qëndrueshëm, të lidhura pazgjidhshmërisht me historinë e zonës.
Në kuadrin e një qasjeje tjetër, ne përpiqemi të ndikojmë pozitivisht në jetën e përditshme të banorëve tanë, me hapa të qëndrueshëm, duke kërkuar rezultatin dhe ndikimin më të mirë të mundshëm …’”, theksoi në një deklaratë zoti Kristaq Kiço. /sarandacity.al/