Kryeministri dha atë që e quajti “lajm të bukur” për Shqipërinë.
“U zbulua sot në Hollandë sekreti i sezonit të ri të reality show-t të famshëm hollandez, ‘I infiltruari’, i cili këtë vit është xhiruar në vendin tonë me plot 12 seri, që janë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t’i tregojnë publikut hollandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve.
Kur trupa e xhirimit erdhi në Shqipëri për hulumtime, mundësia që vendi ynë të zgjidhej ishte fare e vogël, por në fund të qëndrimit të tyre pak ditor këtu, ata ishin 100% të bindur për Shqipërinë si vendi ideal për spektaklin e tyre.
Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh hollandezë sezonin e ardhshëm”, shkruan i pari i qeverisë. /sarandactity.al/
https://youtu.be/y2OC6Weg5Lg