Bashkia ofroi së fundi pamje nga pastrimi i terreneve të periferisë, më saktë në Çukë.
“Vazhdojmë me pastrimin e territorit.
Rruga automobilistike në fshatin Çukë”, thuhet nga institucioni menaxhues i qytetit.
Ky lloj aksioni nisi që kur i pari i qeverisë lëshoi rrufe akuzash mbi paaftësinë e disa bashkive për të mbajtur pastër mjedisin, ku u veçua Himara. Ndërsa vetë Rama përveshi mëngët në Pyllin e Sodës në Vlorë. /sarandacity.al/