Më shumë se një vit pasi humbi nënën, e pos që vuante dhe humbjen e mikut të ngushtë Koço Devole, Agron Llakaj humb dhe motrën, po nga COVID-i.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një foto të motrës.
“Moter moj! Bardhe moj! Pse na e vrave shpirtin?! Sa emer te bukur qe kishe moj moter por fatin jo…,kovidi i pa bese ta preu jeten ne mes .Sa vuajte moj shpirt,sa lengove moj moter.Ne mengjes kur folem me the “jam mire por kam ftohte !”Ah pse s’mu ankove njeher moj zemer,ah!!!
Ike moter,ike…,jemi te pafuqishem para fatit qe na ka caktuar Zoti ! Lamtumire motra ime! Lamtumire o shpirt! Me fal por smunda! Qofsh e Zotit, e parajses sic vet zemren kishe!”, shkruan artisti i njohur memaljot. /sarandacity.al/