Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se brenda një jave, janë bërë 128 denoncime për zyrën e Kadastrës.
Ai paralajmëroi punonjësit e këtij institucioni në të gjithë vendin se Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion e ngritur së fundmi, do të merret specifikisht me Kadastrën. “Nëpunësit që shërbejnë në këtë institucion dhe këto zyra duhet të kuptojnë që nuk janë ata që të bëjnë pronar ose të zhveshin nga prona. Janë thjesht një institucion që regjistron pronat”, tha Manja.
Manja publikoi dy raste abuzimi në këtë institucion, për të cilët do të bëhet kallëzim në SPAK dhe Prokurori.
Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion është një agjenci shtetërore e ngritur pak javë më parë nga qeveria, e cila është nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë. /sarandacity.al/