Kryeministri Rama përcolli vlerësime për një aksion “pastrim territori” diktuar nga ai vetë, ku u përfshin struktura shtetërore. Pasi “hodhi rrufe” mbi Bashkinë e Himarës lidhur me ndotjen mjedisore, ai kërkoi një ndryshim urgjent situate.
Ndaj, pas javësh nga një fjalim plot kritika për kryebashkiakë të caktuar, ku veçoi dhe atë të Himarës, Rama u përçoi një falenderim, ilustruar me pamje nga një ditë pastrimi, ku zgjedh Himarën problematike deri dje, por dhe Delvinën.
“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit.
SI MUND T’I THUASH VETES PATRIOT dhe të mos kesh gajle të përdhosësh vendin e fëmijëve të tu, duke hedhur plehra kudo, rrugëve, parqeve, fushave, rrëpirave, pyjeve, lumenjve, plazheve, mu përpara syve të tyre!…
Momente nga pastrimi sot në Durrës, Vlorë, Lushnje, Shijak, Elbasan, Vau Dejës, Tepelenë, Dropull, Mallakastër, Delvinë, Himarë, Korçë dhe Mirditë”, shkruan i pari i qeverisë. /sarandacity.al/