Bashkia Sarandë ka marrë inisiativë që të mundësojë një brez të ri instrumentistësh, të cilët do trashëgojnë tranditën e Fanfarës së qytetit, apo ndryshe bandës muzikore, e cila, kur del në rrugë, është dhe aq tërheqëse për të vegjlit.
Pikërisht me në fokus këta të fundit, Bashkia fton ata që kanë dëshirë, pasion, dhe ç’është më kryesorja vesh muzike, që të mësojnë një instrument për të qenë nesër ata të cilët do përcjellon art në rrugë.
Kujtojmë se prej vitesh, Saranda ka qënë dhe organizatore e një festivali të bandave muzikore në Shqipëri.
Në historinë e çdo qyteti, krijimi ose pasja e një bande të hershme muzikore, trajtohet si një element krenarie dhe fisnikërie e jetës publike dhe artistike. /sarandacity.al/