Në paraqitjen e Buxhetit 2022 për Peshkimin, kryeministri Rama tha se në këtë sektor po vijnë nga Egjipti dhe Turqia për të punuar.
Duke iu drejtuar përfaqësuesve të këtij tregu këtu në Shqipëri, Rama u tha atyre se “sot ju jeni bërë faktor në tregun më të vështirë të gjithë kontinentit që janë vendet nordike, ju jeni prezent”.
“Sot vetëm këtë vit, presim që të mbyllet me 32+ subjekte të licencuara. Po të shikojmë e kemi rritur eksportin 239%.
Po ju them të gjithë atyre që e shohim Shqipërinë e punës nga portalet, që paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 800 mijë lekë.
A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi?
Të gjithë kanë nevojë sepse kjo është një ekonomi që rritet dhe do vazhdojë. Dhe ku i gjeni punëtorët?
Me 800 mijë lekë paga më e ulët në Turqi, në Egjipt, vijnë nga Turqia dhe Egjipt të për të punuar këtu.
Disa me diploma kristali që pretendojnë se janë jurist kërkojnë punë. Ja të vijnë të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit dhe e kanë punë këtu,” u shpreh kryeministri. /sarandacity.al/