Familjarë të 8-vjeçarit Mateo Vasia, i vrarë barbarisht pak ditë në fshatin Grecalli të Fierit, nuk e pranojnë dot faktin që vrasësi, Klodian Çalamani, 38 vjeç, një person i rrënuar jo vetëm ekonomikisht, të vijojë të jetë gjallë, pra të vijojë të jetojë, edhe pse në burg, me gjasë përjetë.
Ata u mblodhën të dielën para derës së paraburgimit të Vlorës, aty ku mbahet nën masa të larta sigurie, për të kërkuar as më pak e as më shumë: varjen e tij, pra vjedjene tij, një pamundur ligjërisht që nga viti 1994, diktuar dhe nga Konventa Europiane.
Të revoltuar, ata anë tentuar të kalojnë kangjellat e burgut, madje dhe duke qëlluar me gurë drejt godinës policore.
Prej gjëmës së rëndë që u ka ndodhur dhe vuajtjes së kuptueshme në shpirt, ata kanë kërkuar të dinë nga autori i krimit arsyen pse e kishte vrarë djalin e tyre të mitur.
Kjo situatë ndodh për herë të parë në Shqipëri, duke e vënë shtetin në pozita të vështira, pasi nuk është e lehtë t’u tregosh rregullat dhe ligjin atyre që janë nën një dëshpërim ekstrem, krejt të kuptueshëm e të mirëkuptueshëm.
Ngjarje të ngjashmë kanë ndodhur dhe më parë, por reagime si ky nuk ka patur. /sarandacity.al/