Një qytetar i Delvinës ka sjellë në vëmendje fatin e trishtë të këtij qyteti mbetur si xhep i veçuar. Kjo, që kur rruga e dikurshme doli nga funksioni, ajo nga Kardhikaqi.
Është Drini Nikolla që shkruan:
“A e dini se:
– Rruga Muzinë – Delvinë ka rreth 25 vjet që nuk funksionon.
– Rruga Muzinë – Delvinë është pa segmente të rrezikshme dhe është shumë panoramike.
– Banorët e Delvinës shpenzojnë dy herë më shumë për të dalë në Muzinë.
– Delvina është qyteti i vetëm i mënjanuar nga qarkullimi, kjo nga mosfunksionimi i rrugës për në Muzinë.
– Delvina është ndër të pakët qytete të lashtë me histori, si askush qytet tjetër.
– Delvina ka nxjerrë njerëz të shquar sa askush qytet tjetër në trevat shqiptare.
– Të gjithë duhet të kthejnë sytë nga Delvina. Ky qytet meriton vëmendje, pasi çdo investim kthehet shumë shpejt në përfitim”.
Dhe në fakt, një prej shkaqeve që thuhet se solli rënien e Delvinës, ndodhur kjo vit pas viti, ishte pikërisht rruga sipër saj që lidhte dikur Sarandën me Muzinën. /sarandacity.al/