Një 66-vjeçare nga Ninati ka tentuar t’i japë fund jetës, duke gëlltitur fotoksinë, një preparat që prej vitesh përdoret dhe për vetëflijime.
Ajo u paraqit në mbrëmje në Spitalin e Sarandës, në një gjendje të rëndë shëndëtesore, duke u vënë urgjentisht nën kujdesin e mjekëve.
Informacioni paraprak thotë: “Më datë 22.11.2021, rreth orës 18:50, u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës shtetasja M.F.,66 vjeçe., banuese ne fshatin Ninat, bashkia Konispol, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nga të dhënat paraprake dyshohet sa ka pirë fotoksinë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”. /sarandacity.al/