Është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë shqiptaro-sudanezja Hueyda El Saied, një personazh i njohor i botës së spektaklit për shumë vite, e cila jetonte në Luksemburg.
Ajo u bë shumë e njohur pas viteve ’90-të, për vetë karakteristikat e saj pamore në shoqërinë dhe median shqiptare.
El Saied lindi në Tiranë në vitin 1975 nga e ëma shqiptare dhe i ati sudanez. Ajo studio te “Jordan Misja” në Tiranë dhe më pas në Universitetin e Tiranës.
Afirmimet e para i pati si balerinë, për t’u shndërruar më pas në një personazh eklektik në median shqiptare.
Hueyda El Saied ishte 46 vjeçe. Ajo ka lënë pas djalin e saj, Gabrielin, lindur me partnerin e saj Thierry. Ata u martuan pak kohë më parë në një ceremoni private. /sarandacity.al/