Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin tetor të këtij viti, të publikuara nga Instituti i Statistikave, paraqesin një rritje të këtij treguesi krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Rritja e hyrjeve gjithsej regjistrohet deri në 25% për këtë muaj, ndërsa numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar për këtë muaj është rreth 298 mijë.
Krahasuar me tetorin e vitit 2020, ky tregues shihet të jetë rritur me 44.7%.
Rritja gjithashtu është shënuar dhe përgjatë dhjetë muajve, me 2.2 herë, krahasuar me vitin 2020.
Nga ana tjetër të dhënat e INSTAT-it për tetorin e vitit 2019, tregojnë se tetori i këtij viti nuk ka mundur t`i tejkalojë këto shifra dhe ulja e hyrjeve të shtetasve të huaj krahasuar me vitin 2019, regjistrohet deri në 22.8%. /scan/