Vangjel Agora, një ndër emrat e njohur në vite të artit skenik të Sarandës, kurorëzon këto ditë një punë jo të lehtë, të mundimshme por plot sadisfaksion, atë të libri ku është pasqyruar homori sarandiot, ai skenik, madje qysh në kohën e Zogut.
Është një libër që as estradat më me emër në Shqipëri, ende s’e kanë. Do e ketë Saranda, sepse në fakt ishte ndër ato trupa që bëri emër dhe jo thjesht modestisht, pasi preku dhe majat.
Një bisedë me Agorën, sjell detaje të këtin libri në prag-promovimi.
Po vjen dita ta shihni një një punë tuajën të realizuar. Ç’përmban konkretisht ky libër?
Është një libër historik i cili në mënyrë kronologjike ndër vite pasqyron veprimtarinë 60-vjeçare të Estradës Profesioniste të Sarandës, duke dhënë fillimisht një panoramë të përgjithshme për lëvizjen amatore skenike qysh prej viteve të qeverisjes zogiste, luftës nacionalçlirimtare, viteve të para të çlirimit të vendit e në vazhdim me krijimin e trupës profesioniste më 2 prill 1962 e deri më sot.
Ç’kishte të paparashikuar gjatë rrugës në atë kishin ideuar?
Mbas daljes në pension në qershor të vitit 2020, mbas një pune 38-vjeçare si aktor, regjisor e drejtues institucioni, u ndjeva bosh e i bëra pyetje vetes: Me se do të merrem këtej e tutje?
Duke qënë se i përkas brezit të parë të aktorëve të shkolluar që erdhën në trupat e estradave të vendit dhe i pari në estradën profesioniste të Sarandës, pata fatin të njihem e të punoj me një numër artistësh, aktorë dhe instrumentistë të cilët ishin themeluesit e trupës dhe mbi të gjitha me regjisorin e saj i cili nuk ishte në themelimin e trupës, sepse erdhi dy vite më vonë si i pari regjisor i shkolluar, i emëruar, po rezultoi formatuesi dhe profilizuesi i saj duke e bërë atë të njohur e të suksesshëm në vitet e mëpasme, duke e renditur në 4 trupat më të mira të vendit, si një trupë muzikore që lëvronte me shumë sukses parodinë, kupletin, skeçin e muzikuar dhe komedinë muzikore.
Pra, është fjala për Thoma Milajn (me të në foto kryesore), nga i cili, duke i qëndruar pranë për 15 vjet rresht, munda të përfitoja shumë profesionalisht dhe të njihesha më së miri me aktivitetin e kësaj trupe deri në vitin 1977, vit në të cilën unë mbarova Akademinë e Arteve.
Komunikimi me regjisorin dhe artistët që unë gjeta, më ndihmuan për hartimin e temës teorike me të cilën mbrojta diplomën. Pra e kisha një material rreth 40 faqe që më shërbeu për të vazhduar më tej. Kështu ju futa punës duke shfrytëzuar edhe arshivën që gjeta dhe shënimet e mia të mbajtura në vite. Kjo përkoi edhe me periudhën e karantinës.
Cila ka qenë vështirësia kryesore e kësaj pune?
Kuptohet që ishte një punë voluminoze, e vështirë ku duhej të shfletoja shumë materiale, referenca, diskutime krijuese, proçesverbale, gazetat e kohës që kanë pasqyruar aktivitetin e estradës e materiale të ndryshme të mbajtura gjatë viteve në institucion për premierat e realizuara, nivelin e tyre dhe personazhet e spikatura nga aktorët profesionistë dhe amatorë.
Pse duhej bërë ky libër?
Ky libër ishte i domosdoshëm për të pasqyruar veprimtarinë 60-vjeçare të estradës, sepse vitet ikin, koha ndryshon, njerëzit largohen kërkesat rriten, por sukseset, vështirësit dhe problemet e ndeshura në periudha të ndryshme duhet të njihen nga brezat që do të vijnë dhe do të ushtrojnë profesionin e artistit te skenës në qytetin tonë.
Në të dy sistemet, vështirësitë në sigurimin e materialeve letrare e muzikore në funksion të kohës kur ato janë shfaqur, kohën e tranzicionit që lidhet edhe me largimin e shumë artistëve në emigracion, vështirësitë e krijuara për ta mbajtur gjallë aktivitetin e kësaj trupe që sa vinte e po rrudhej dhe unë si regjisor e drejtues i institucionit mbas viteve ‘90 m’u desh të përballesha me të gjitha këto për t’ia servirur spektatorit që vazhdonte të na ndiqte ritmikisht, aktivitete cilësore, pavarësisht nga problemet e përdirshme që përjetonte.
Kë do të falenderonit për këtë libër?
Me këtë rast më jepet mundësia të falenderoj publikisht mikun tim, kritikun e njohur të teatrit shqiptar, Prof. Dr. Josif Papagjonin, i cili ishte i pari që qysh në bisedë me të me inkurajoi dhe me shtyu ta vazhdoja këtë punë duke më premtuar se nuk do të mungonte mbështetia e tij. Ai jo vetëm më motivoi por më mbështeti konkretisht duke u marrë me korrektimin dhe redaktimin e materialit që unë i servira.
Si një njohës i jashtëzakonshëm dhe më i miri i artit skenik mbarëkombëtar, me një eksperiencë shumëvjeçare në shkrimin e shumë librave për teatrin, por edhe si një njohës shumë i mirë i Estradës së Sarandës, sepse nga kjo trupë ka dalë edhe ai, u përkushtua totalisht në realizimin e librit, duke u marrë me të jo vetëm si redaktor por edhe si krijues, për të dhënë edhe ai një kontribut në pasqyrimin sa më profesional të veprimtarisë artistike të trupës në ndihmë të komuntietit artistik të qytetit të cilit i përket. Edhe me tej, ai u morr duke gjetur formatorin e librit e deri në shtypjen e tij në shtëpinë botuese “TOENA” në Tiranë.
I jam shumë mirënjohës.
Njëkohësisht dua të falenderoj Bashkinë dhe kryetarin e saj z.Adrian Gurma për mbështetjen financiare që na dha dhe vlerësimin e punës sonë, duke treguar në këtë mënyrë interesim per artin në përgjithësi në qytetin e Sarandës dhe konsiderata e vlerësim për të gjithë ata artistë profesionistë e amatorë që kanë lënë gjurmë në memorien e spektatorëve me kontributin e talentin e tyre nëpër vite.
Se treti, dua të falenderoj dy miqtë e mi që ishin të parët që e lexuan librin që në dorëshkrim, Profesorin Xhorxhi Vasili dhe poetin Zaho Vasili, për përkrahjen, inkurajimin si dhe vërejtjet e sugjerimet që më dhanë gjatë punës sime.
Se katërti, falenderoj kolegun dhe bashkëpuntorin tim në vite, skenografin Lefter Çeko, për hartimin e kopertinës së librit dhe së bashku me Vladimir Kodhelajn për ofrimin e qindra fotografive të premierave të estradës ku një pjesë e madhe e tyre ka ilustruar shfaqet e dhëna.
Së fundmi, dëshiroj të falenderoj gjithë koleget e mij në vite për kontributin që ata kanë dhënë në trupën e estradës profesioniste si dhe të gjithë personalitetet e artit skenik dhe të ekranit që mbas komunikimit me ta më ofruan opinionet, përshtypjet dhe vlerësimet e tyre për trupën e estradës tonë.
Në pension por i ri dhe plot energji. Për çfarë ka uri Vangoja tani, për role, skenë, shfaqje, apo për të shkruar?
Për sa i përket të ardhmes se me se do te merrem është shpejt akoma të shprehem. Ajo që më prekupon tani është që të kalojmë sa më mirë të gjithë artistët që ndodhen këtu por edhe ata që do të munden të vijnë të martën në datën 30 nëntor, ditën e promovimit të librit ku janë të ftuar të gjithë ata artistë që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite në këtë trupë.
Dëshira ime në perspektivë nëse, do të mundemi, kuptohet mbas largimit të pandemisë dhe rregullimit të skenës, është të merrem si regjisor me një premierë të re estrade të cilën nuk munda ta realizoja pikërisht për shkak të pandemisë, duke aktivizuar aktorët e këtushëm dhe të ftuar, për të sjellë edhe një herë në kujtesën tonë kohën kur estrada ofronte në sallë një numër të konsiderushëm spektatorësh. /sarandacity.al/
reddit where buy priligy How do I know if I have endometriosis