Ka nisur sot, si në gjithë vendin, edhe në në Sarandë e Delvinë, vaksinimi i moshave mbi 70 vjec. Në NJVKSH Sarandë vaksinimi prej 1200 vaksina Sinovac po kryhet në 9 qendra shëndëtësore të cilat janë tashmë të hapura.
Ndërkohë qe në NJVKSH Delvinë janë në shërbim të vaksinimit 4 qendra, ku numri i vaksinave është 470 të tilla.
Vaksinimi, sipas drejtuesve të Shëndetit Publik kryhet në rregull pa probleme dhe nga vaksinatorë me përvojë. /sarandacity.al/