Bashkia e Finiqit raporton për realizimin e një procesi mjaft delikat prej saj.
“Ka përfunduar dhe prezantuar faza e parë e regjistrimit të pronave në fshatin Aliko, një kërkesë e vazhdueshme dhe një premtim tashmë që po merr formë.
Procedura e rregjistrimit fillestar të pronave është financuar tërësisht me burimet e Bashkisë së Finiqit, pasi ka qenë një nga prioritetet kryesore të saj.
Detyrim i çdo autoriteti lokal, por edhe shembull praktik i respektimit të pronës së çdo qytetari”, thuhet nga Bashkia.
Më tej, ofrohet thirrja e kryebashkiakut përkatës, Kristaq Kiço:
“U bëjmë thirrje të gjithë pronarëve që të kontrollojnë korrektësinë e regjistrimit të pronave të tyre që do afishohen dhe nëse ka gabime të raportojnë menjëherë për korrigjimin e tyre.
Detyrimi ynë minimal është të mbrojmë dhe rregjistrojmë pasuritë e banorëve tanë, një procedurë që duhet të ishte bërë vite më parë….”. /sarandacity.al/