Beatriçe Isufi, një banore dhe nëpunëse e njohur administrate në Delvinë, ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje nga e cila vuante prej afro dy vitesh.
Ajo punoi në dy administrate bashkiake, duke lënë mbresat e një zyrtareje korrekte, siç qe dhe një qytetare shembullore.
Kryetari i PD-së në Delvinë, Hari Ymeri, duke e patur dhe kolege në parti, i dedikoi asaj një ca rreshta prekës.
“Beatriçja nuk do të jetë më mes nesh fizikisht, por kujtimet e saj do të na shoqërojnë gjithmonë.
Ish-anëtarja e kryesisë të PDsë Delvinë, do të mbahet mend nga unë si një grua fisnike me qëndrime konseguente dhe moral të padiskutueshëm.
Në emër të degës, dëshiroj të shpreh ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortit, djalit, vajzës dhe të gjithë të afërmve të saj”. /sarandacity.al/