Bashkia ka nisur montimin e Bredhit tradicional të Vitit të Ri në qendër, më shumë se një muaj nga ato që quhen festa të fundivitit, Krishtilindjen dhe Viti i Ri.
Punëtorë të sektorit të shërbimeve nisën këtë të martë “kacavjerrjen” e domosdoshme për të bërë të mundur instalimit të rrjetit të dritave, e cila ka formën e bredhit, pasi nuk bëhet fjalë për pemë, qoftë dhe fallso, por për instalacion dritash.
Ditët në vijim pritet të vendoset dhe shtëpiza dimërore e objekte të tjera, pjesë të dekorit tradicional, ku përfshihet dhe Babagjyshi butaforik.
Ndërkohë, para janë Festat e Nëntorit, ku dekori i tyre me flamuj kuq e zi, ndërthuret vizualisht me ato të funddhjetorit. /sarandacity.al/