Aksioni i pastrimit i diktuar nga qeveria, i cili nxorri në terren dhe stafe administrate që u shpërndanë në sa këndej andej ambienteve publike apo mjedisve në natyrë duke mbledhur llom, ka ofruar dhe pamje sarkastike, siç kjo në Gjirokastër.
Është një foto e cila po bëhet virale, nga fakti se në një shkallare tërësisht të pastër, burra e gra, shumë prej tyre në moshë, po kërkojnë për papastërti mjedisore, a thua se kanë një normë për të plotësuar. /sarandacity.al/