Një rrugë po hapet drejt kishë së Shën Triadhës në Kardhikaq, vendosur majë një kodre, ku për nga vetë pozicioni e bën atë unike. Janë banorë të fshatit ata që po kontribuojnë që te ky monument të kihet në një rrugë për të shkuar aty. Rrugw pwr njerwz e jo pwr dhi!
Siç thuhet nga sektori i trashëgimisë në Sarandë, kisha e ka të nevojshme fillimisht një çati, pasi çatia është më e rëndësishmja për çdo monument në trajtë banese, pasi prej saj o degradon o ruhet.
Të tjerat, një rehalitim më i plotë dhe i imtësishëm, vijnë më pas me kohën.
Por më e rëndësishmja, aty po hapet një rrugë. Ky është një aspekt tjetër pastaj që përbën një kuriozitet më vete, ajo që si janë ndërtuar aq larg, lart, veçueshëm, pa rrugë.
I tillë është dhe Manastiri i Krorëzit. Shpjegimi i vetëm ndoshta janë kuajt. Ishin punë që bëheshin me kuaj.
Kisha e Shën Triadhës mendohet t’i përkasë shekujve 16-17, ndërsa mbishkrimi në portën hyrëse dëshmon se është pikturuar në vitin 1827. /sarandacity.al/