Bashkia Konispol prezantoi punët e nxënësve të një shkolle të atyshme në kuadër të “Ditëve kundër dhunës me bazë gjinore”.
“Në shkollën 9-vjecare ‘Abedin Selenica’, në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.
Fokusi i këtij aktiviteti ishte që me anë të lojës hyrëse, pyetjeve dhe përgjigjeve me anë të dorës Portokalli shpërndarjes së fletëpalosjeve, nxënësit:
Të mësonin më shumë rreth rolit të Koordinatores Vendore për dhunën në familje.
Të diskutohej për fenomenin e dhunës, llojet e dhunës. Raportimin e saj dhe institucionet ku mund të drejtohen.
Ky aktivitet u organizua nga Bashkia Konispol dhe mbështetet nga UNDP Shqipëri në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara ‘T’i Japim fund Dhunës Ndaj Grave në Shqipëri’ me fonde të Qeverisë Suedeze”. /sarandacity.al./