Ditë pas të parit të qeverisë, është vartësja e tij e Turizmit dhe Mjedisit që ofron të tjera pamje nga një prej rrugëve më të reja dhe më panoramike të Jugut, atë Dukaj – Sinanaj.
“….Veshtro kete rruge qe tashme mbaroi dhe te shpie drejt ne zemer te malesise se Tepelenes, rruga Dukaj-Sinanaj, ose siç e njohim ne ne Qarkun e Gjirokastres, rruga e Lopsit.
Dhe e fundit, por jo e parendesishme:
Mba vesh kengen, fjalet e saj, qe jane nje ftese drejt agroturizmit te zones, dhe shijo ne timonin tend virtual pejzazhin e Portes se Jugut, permes kesaj isopolifonie”, shkruan ministrja Kumbaro.
Kjo rrugë është një prej atyre që nxjerrin nga izolimi Kurveleshin dhe Labërinë, të cilat edhe pse i dhanë dikur shumë luftës, u lanë në harresë infrastrukturore dhe nga vet ëish-regjimi komunist.
Kështu, tashmë mund të shkohet me asfalt nga Tepelena në Nivicë, prej andej në Kuç, të zbritet në Borsh, Qeparo, pse të përshkuhet i gjithë Lumi i Vlorës. Pra, me rrugë të shtruar. /sarandacity.al/
https://youtu.be/zaZ8cMIzvmU