Qytetarët e Kosovës po dynden sot drejt Shqipërisë, si të qe kohë sezoni vere, me motivin për të festuar Pavarësinë në tokën amë.
Me dhjetëra autobusë dhe mjete private, që në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë drejtuar për në Shqipëri për të qenë pjesë e festimeve të ditës së pavarësisë.
Ata kanë kaluar me procedurë të përshpejtuar në doganën e Morinës, një ditë pas mbledhjes së dy qeverive ku shpallën në Elbasan, lehtësimin e kalimit kufitar për festat e nëntorit.
Qytetarët shprehen se ka zgjatur shumë pak deri në tre minuta procedura në kufi dhe se nuk ka nevojë që të ketë kufij mes dy shteteve. /sarandacity.al/