Mund të thuhet që në Vlorë, deti ka nxjerrë të palarat e një patriotizmi fals dhe, për ironi, kjo nën atmosferën e festës së Pavarësisë. Pra, pikërisht në qytetin e Flamurit.
Aty, deti i trazuar ka nxjerrë në breg një mal me mbeturina gjithëfarëllojesh, të cilat pra kanë qenë duke “fjetur” në tabanin e detit.
Sipas kredos së fundit të kryeministrit, ku kush pretendon të quhet patriot duhet të mbajë pastër vendin ku jeton, kjo që ka ndodhur në Vlorë tregon për një patriotizëm fals, pikërisht në qytetin ku patriotizmi pretendohet të jetë traditë dhe cilësi e jetës urbane. /sarandacity.al/