Ky 29 Nëntor ishte me një risi urbane për Sarandën. Tre figura lufte, të dëshmorë, mes tyre dhe një atentator me famë, u vendosën si buste në shëtitore.
Tre buste realizuar nga tre skulptorë.
“Përuruam sot, vendosjen e busteve të Heronjve të Popullit, Vasil Llaçi, Mitro Xhani dhe Lefter Talo, së bashku me familjarë, anëtarë të organizatave të pasardhësve të veteranëve e dëshmorëve të LANÇ dhe qytetarë të Sarandës, punuar me mjeshtëri nga skulptorët Niko Godroli, Emanuel Koko dhe Kreshnik Xhiku.
I përjetshtëm kujtimi i Heronjve të Popullit”, shkruhet nga Bashkia. /sarandacity.al