Ksamili u përfshi nga fryma pozitive e një aksioni social në funksion të pastërtisë dhe higjenës publike me vendosjen e një numri koshash për mbetje.
Rrugët “Butrinti”, “Ali Pasha”, “Tafil Buzi”, “Fan Noli”, “Sami Frashëri”, “Deti Jon”, stacionet e autobuzëve, ambientet e xhamisë si dhe parku i ri i fëmijëve, u kompletuan nevojshëm me koshat e vegjël të mbetjeve.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Ksamil i pastër”, i cili zbatohet nga shoqata “Lëvizja për Zhvillimin e Turizmit” Ksamil me financim të “Lëviz Albania”, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC.
Mbështetet gjithashtu ky projekt nga Bashkia Sarandë, lokalitet i së cilës nën administrim është edhe Ksamili.
Ditët në vijim, pritet t’u dhurohen koshave shkollësa “5-Dëshmorët” Ksamil, shkolla “Hasan Tahsini” Sarandë, si dhe Parkut Kombëtar i Butrintit.
Në këtë inisiativë janë përfshirë dhe nxënës shkollash, te cilët injektohet prej tani fryma e mbajtjes së një mjedisi të pastër urban.
Kur është fjala për Ksamilin, kjo merr një rëndësi të jashtëzakonshme për vetë statusin e privilegjuar që gëzon kjo qytezë, si një vatër turistike me nam dhe ndërkombëtar. /sarandacity.al