Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit në rrugë, për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin.
Sipas këtij dikasteri, nisur nga parashikimi i motit për ditët në vijim, të cilat do jenë me reshje shiu dhe dëbore, drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në të gjitha ato akse rrugore ku ka prezencë të dëborës, pasi nuk do të lejohet të kalojnë nga patrullat e Policisë Rrugore.
Megjithatë, sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndonëse reshjet kanë qenë prezente në të gjithë vendin, nuk kanë sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve.
Mëngjesin e të martës, ky dikaster njoftoi se kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës me mjete borëpastruese dhe punëtorë për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte ne ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut. Ndërkohë që, akset rrugore nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa problem.
Gjithsesi, përveç pajisjes me zinxhirë dhe goma dimërore, në akset ku ka prezencë bore, ARRSH iu kërkon drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore. /sarandacity.al/
825110 650959Spot on with this write-up, I truly assume this web site wants a lot more consideration. probably be once more to read considerably much more, thanks for that information. 406947
702325 112613Hi. Cool post. There is really a difficulty with the internet website in firefox, and you might want to test this The browser is the marketplace leader and a huge portion of folks will miss your excellent writing due to this issue. 898070
591045 579403Would enjoy to perpetually get updated excellent weblog ! . 210291