Vasil Llaçi
Plot 80 vjet vjet më parë, në rrugën e Durrësit, në kryeqytetin e Shqipërisë, një djalosh me emrin Vasil Laçi, qëlloi mbi mbretin e Italisë dhe Perandorin e Etiopisë, Viktor Emanueli i III.
Akti i tij heroik ishte një shembull i rrallë për kohën, por dhe një përgjigje që populli shqiptar i dha këtij pushtuesi me dorën e njërit prej bijve të tij.
…Po kush ishte Vasil Laçi?
Vasil Laçi u lind në 1922 në fshatin Piqeras të Sarandës. Pas mbarimit të shkollës fillore shkoi në Tiranë, me ëndrrën për të vazhduar shkollën. Por kushtet e vështira ekonomike e penguan dhe e detyruan të fillonte punën kur ishte akoma i mitur.
Punoi herë shërbëtor e herë argat, gjithnjë nevojtar e i varfër. Në fund shërbeu në Hotel Internacional ku kishte filluar punë dy javë përpara se të kryente atentatin.
Shkak për këtë u bë akti i Dorëzimit të Kurorës së Skënderbeut, mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Emanueli i III, i cili kurorëzohej kështu edhe si Mbret i Shqipërisë.
Kjo trazoi ndjenjat dhe shpirtin e Vasilit, si dhe të mijëra shqiptarëve, pasi kjo donte të thoshte humbje e pavarësisë.
Ishte dita e fundit e vizitës në Shqipëri të Viktor Emanuelit, kur perandori po largohej nga Shqipëria me Veturën Mbretërore, të hapur dhe luksoze. Sapo hyri në rrugën e Durrësit, u dëgjuan 5 të shtëna revolveri dhe thirrjet: Rroftë Shqipëria! Poshtë fashizmi! Turma e milicëve, karabinierëve dhe agjentëve të policisë, arritën ta identifikojnë dhe ta neutralizojnë menjëherë.
Ishte 19-vjeçari Vasil Laçi.
Nga plumbat e pistoletës së tij të marrë hua për të kryer atentatin, u plagos lehtë kryeministri i kohës Shefqet Vërlaci, kurse perandori shpëtoi e u largua pa u ndalur askund, për në aeroportin e Laprakës, e më pas drejt Italisë.
Fashistët e arrestuan dhe e torturuan për 10 ditë Vasil Laçin, por ai qëndroi burrërisht përpara tyre, duke deklaruar se, atentatin kundër perandorit e kreu vetë, për Shqipërinë dhe se e urrente fashizmin dhe vetë perandorin.Gjyqi fashist e dënoi Vasil Laçin me vdekje, me varje në litar. Por ai vdiq I bukur, siç ishte i bukur.
Në nderim të aktit të Vasil Laçit, në rrugën e Durrësit në Tiranë gjendet një basoreliev dedikuar atij, në Durrës ngrihet një bust me portretin e gdhendur të tij. Po kështu në bibliotekat tona gjen librin biografik “Atentatori i Perandorit” dhe është aq i njohur filmi “Plumba Perandorit”.
Vasil Laçi mban titullin e lartë “Hero i Popullit”.
Ai është ndër të parët që iu dha ky titull menjëherë pas çlirimit të Shqipërisë.
Vasil Laçi dhe vepra e tij do të ketë përjetësi dhe do të jetë frymëzim, sidomos për brezat e rinj dhe tërë shqiptarët, të cilëve nga dita e sotme ai do t’u flasë nga ky bust i shetitores së Sarandës sonë.
Mitro Xhani
Më 25 korrik 2021 u mbushën 77 vjet nga rënia e Heroit të Popullit Mitro Xhani.
Mitro Xhani lindi në fshatin Piqeras të Sarandës, në një familje të varfër.
Shërbimin ushtarak e kreu në Tiranë në repartin e xhenjos. Aty ra në sy aktiviteti i tij si një antifashist. Kjo u provua kur me një grup shokësh arratisen natën me gjithë armatimin dhe bashkohen me çetën e Pezës e më pas në çetën Hajredin Tremishti.
Gjatë luftimeve dallohej për trimëri, guxim, shkathtësi, zgjuarsi. Ai kishte një trup të fortë, shtatlartë e të kalitur, prandaj shokët i vunë preudonimin “Balena”.
Në tetor 1943 ngarkohet me detyrën e komisarit të çetës “Çerçiz Topulli”. Dy muaj më vonë emërohet zv/komisar i batalionit “Abaz Shehu”.
Me krijimin e Brigadës VI Sulmuese më 26.1.1944, u ngarkua me detyrën e zv/komisarit të batalionit të dytë. Brigada VI Sulmuese në korrik 1944 ndodhej në Tepelenë për ta çliruar atë dhe mandej të vazhdonte luftën në Shqipërinë e Mesme. Pengesë për vazhdimin e luftës ishte bllokimi i rrugës Tepelenë-Vlorë nga gjermanët, të cilët kishin zënë pozicion në shkëmbin e Dukajt të Tepelenës. Për heqjen e këssj pengese u ngarkua një grup partizanësh, me në krye zv/komisarin e batalionit Mitro Xhani. Meqënëse Mitrua e njihte mirë terrenin, së bashku me 11 partizanë të tjerë u caktuan për tu ngjitur në shkëmbin në Dukaj natën e 24 korrikut, ku hipën pa u diktuar nga armiku.
Më 25 korrik në orën 4.00 të mëngjesit u dëgjua plasja e një bombe dhe zëri i Mitros: “Para partizanë”. Zjarr e flakë u ndez vendi për 3 orë rresht në luftë trup me trup me armikun.
Skuadra sulmuese luftonte në vijën e parë të zjarrit. Ajo iu afrua llogoreve të armikut dhe vazhdoi luftimet. I pari që u hodh në sulm mbi llogore, ishte vetë
Mitro Xhani. I shkatërron ato, por një plumb e merr në ballë.
Ra heroikisht “Balena”.
Presidiumi Kuvendit Popullor i dha Mitro Xhanit titullin Hero i Popullit
Lefter Talo
Lefter Talo lindi në krahinën e Vurgut te Minoritetit grek. Shkollen fillore e kreu ne Dhrovjan dhe Leshnice te Delvines, kurse te mesmen ne Filat te Çamerise.
Me vone mbaroi Normalen e Elbasanit dhe u emrua mesues.
Ne vitin 1938 Lefter Talua shkroi nje histori te shkurter te Shqiperise. Atje analizonte se “…megjithëqë shqiptarët i permend edhe Homeri ne faqet e librave te tij. dhe nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit bene rezistencen me te vendosur dhe me te lavdishme kunder pushtuesve turq, keta shqiptare nuk merren aspak ne konsiderate nga shtetet fqinje ballkanike dhe kombi shqiptar per pak u asgjesua nga harta gjeografike”, do shkruante Lefter Talo.
Mçsuesi Lefter Talo ne zonen e Vurgut fitoi dashurine e respektin e fshatareve. Me formimin e Çetes Partizane” Çameria”, Lefter Talo u caktua zevendeskomisar i saj Ndersa kur u formua Brigada e 6-të Sulmuese, Lefteri do te bëhej pjesë e saj.
Ne betejen heroike te Kalase se Margelliçit, Lefter Talo me kompanine do të sulmonte ne nje vend shume te pjerret. Gjylet e topave e mortajave shperthenin prane tyre. Lefteri, duke sulmuar perpara, ne nje çast u plagos në dorë. Plumbat vershellenin nga te gjitha anet. Por Lefteri, megjithese i plagosur, qendroi ne krye te kompanise. Ne çastin qe partizanet u qene afruar shume vijave te armikut, nje plumb e godti Lefterin ne balle dhe ai ra pernjeheresh ne token e vaditur me gjakun e tij dhe te shokeve.
Ra si Hero i Popullit.
Emrin e tij e mori shpejt një batalion që u quajt Batalioni Lefter Talo.
Tregojnë se si disa jave pas rënies heroike të Lefterit, ne nje fshat te vogel po hynin duke kenduar partizanet e këtij batalioni te posakrijuar. Femijet vrapuan drejt partizaneve, duke thirrur: Po vjen Lefter Taloja! Po vjen Lefter Taloja! Nje grua plake doli te dera e shtepise dhe u tha femijeve:
– Ç’thoni keshtu more djem? Lefteri eshte vrare”.
– Eshte Batalioni “Lefter Talo”, moj gjyshe, jo vete Lefteri,- iu pergjigj nje nga femijet.
Ndërsa ne sot po na vjen në Sarandë vetë Lefter Taloja.
Shkruar nga Thoma Nika