Ai jetoi në errësirë të plotë, për shumë momente ndjeu se gjithçka kishte marrë fund, por në fund ia doli. Kështu shkruan Protothema lidhur me atë çfarë hoqi dhe si ia doli një mjek 49-vjeçar, i infektuar me COVID.
Thuhet se ai luftoi për një muaj me koronavirusin në reanimacion dhe më pas iu dëshën mbi 2 muaj për kthimin në normalitet në një qendër rehabilitimi.
E gjitha kjo ndodhi përpara se vaksinat të ishin në dispozicion. Tani, i vaksinuar plotësisht, mjeku u kthye në spitalin e Volos-it si vullnetar për të ndihmuar kolegët e tij.
“U shërova vërtet, isha i vdekur dhe u ktheva”, thotë mjeku pneumolog Konstantinos Christou.
Ai nuk kishte asnjë sëmundje tjetër gjatë kohës së infektimit.
Ai përfundoi në një qendër rehabilitimi sepse kishte miopati të rëndë, për shkak të së cilës nuk mund të kujdesej për veten.
Sot, i trefishtë i vaksinuar është rikthyer vullnetarisht në spitalin e Volos për të ndihmuar kolegët. “Shkova për të ofruar shërbimet e mia dhe e pashë dhomën ku do të vdisja”, tha Christou. /sarandacity.al/