Avokatja Parthena Koutmeridou, 38 vjeçe, vajza e ish-deputetit të PASOK-ut, Stathis Koutmeridis, humbi jetën, pa mundur t’ja dalë ndaj infektimit me COVID.
Ajo ka qenë lajm në median greke nga fakti se nuk ishte vaksinuar nga frika për shkak të shtatzënisë.
Siç tha i ati për protothema.gr, ajo e kishte shtyrë vaksinimin pas një konsulte përkatëse me gjinekologun e saj dhe për t’i paraprirë lindjes.
Parthena (Patti, siç e thërrisnin njerëzit e saj) u sëmur me koronavirus në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe gjendja e saj u përkeqësua shumë shpejt. Si pasojë, u shtrua në klinikën Agios Loukas në Selanik, ku mjekët kryen një prerje cezariane për të shpëtuar të porsalindurin.
Familja e saj bëri thirrje për gjak gjatë dy 24 orëve të fundit, në përpjekje për të mbajtur gjallë 38-vjeçaren, por ajo nuk ia doli dhe dha frymën e fundit mëngjesin e sotëm, sipas drejtorit të klinikës, Demosthenes Katsarkas.
Ndërsa foshnja e saj është në gjendje të normalizuar dhe me gjasë do vijojë jetën, ama pa nënën e saj. /sarandacity.al/