Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro njoftoi një tjetër fond që do vihet në dispozicion të Syrit të Kaltër.
“Me buxhetin e vitit 2022 përmes fondit prej 50 milionë lekë sigurojmë projektin për përmirësimin e infrastrukturës së aksesit në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër.
Në vitin 2019 Syri i Kaltër mirëpriti 109.999 vizitorë dhe do të presë akoma më shumë pas mbarimit të projektit”, thuhet në një postim të saj.
Siç dihet, pranverën e lënë pas, në Syrin e Kaltër u hap një kantier për përmisimin e infrastukturës së atyshme. Më saktë, zgjerimin dhe shtrimin e rrugës hyrëse, e cila ishte katandisur si mos më keq dhe ishte bërë ferr për vizitorët.
Por qeveria ende nuk ka shpallur një projekt se si do menaxhohet kjo pasuri e rrallë e Jugut, ndër më të vizituarat gati në çdo sezon. Në verë, aty bëhet name.
Pra, Syri i Kaltër, do jetë ai që është, qoftë dhe me rrugë të re hyrëse me chek-in, madje siç është thënë, ku nuk do hyhet me makinë, apo do ketë dhe një koncept tjetër menazhues dhe shfrytëzues brenda? /sarandacity.al/