Bashkia Sarandë publikoi pamjet e aksionit të radhës së pastrimit të territorit, ku forcat e saj u zhvendosën në hyrje të qytetit, nga Ura e Gajdarit e sipër.
Edhe pse është një vend ku pak të zë syri ndotje, mes ferrash, anës rrugës janë gjetur shumëçka prej atyre që njerëzit hedhin si pa të keq, ku veçojnë dhe gomat e makinave.
“Vazhdojmë me pastrimin përgjatë rrugës hyrëse në qytet”, shkruan Bashkia. /sarandacity.al/