Kjo është Salamanda, nëse e keni dëgjuar por jo parë: e pështirë në formë por e bukur në lëkurë.
Është Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e cila ka sjellë një fotografi të asaj që njihet si “E bukura e dheut”, po që emrin shkencor e ka Salamandra.
Në përshkrimin që i bëhet, thuhet se Salamandra është 15 deri në 25 cm e gjatë, me disa individë që i kalojnë 30 cm si dhe një peshë mesatare prej 19.1 gram.
Janë lloje ektotermike. Trupi i saj i karakterizuar nga një simetri bilaterale, është i zi me shenja të verdha ose portokalli në formën e njollave diskrete, njolla të mëdha ose breza.
Pjesa e poshtme është zakonisht gri e errët me më pak njolla.
Gjatësia e trupit tejkalon gjatësinë e bishtit.
Periudha e riprodhimit është nëntor-dhjetor. Gjendet në Evropën Qendrore dhe Jugore, si dhe në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.
Preferon pyjet e lagësht, veçanërisht ato me shumë hije; pellgje ose përrenj. /sarandacity.al/