Duke marrë shkas nga një shfaqje e fundit në detin e Sarandës, ajo ku në prezencë të kryeministrin Rama dhe ambasadorit japonez startoi një eksport peshku në Japoni, nga dikasteri bujqësor u tha se Shqipëria do të kthehet në një nga pikat më të mëdha në Mesdhe për rritjen dhe tregtimin e peshkut ton.
Është nr. 2 i Bujqësisë, Roland Kristo, i cili tha në një intervistë se përgjatë 4 viteve pritet të investohen 35 milionë euro në këtë sektor.
“Shqipëria deri tani e ka peshkuar peshkun ton dhe ia ka shitur të gjallë fermave të tjera spanjolle apo malteze dhe nuk e kemi sjellë në Shqipëri.
Sot anijet tona shkojnë deri në fund të Mesdheut dhe peshku ton vjen deri në Shqipëri i gjallë përmes transportit me kosha. Më pas, peshku përpunohet dhe futet në anijet japoneze duke kaluar në ngrirje -85 gradë.
Peshku kur shkrihet është përsëri i gjallë.
Investimi deri tani është 5 milionë euro dhe brenda 3-4 viteve pritet të shkojë 35 milionë euro duke vijuar me rritje eksponenciale.
Tregu i tonit të kuq shkon që në peshkim në anije diku rreth 1.1 miliardë dhe deri te konsumatori final shkon 5 miliardë dollarë.
Është një treg i ri biznesi që kemi futur në vendin tonë, ku përfitimet do të jenë të mëdha”, argumentoi ai. /sarandacity.al/