Greqia do bëjë të mundur ngrohjen e disa shkollave në Minoritet. Kjo bëhet me dije nga Bashkia Finiq, që thotë se është ambasada greke në Tiranë ajo që ka dhuruar disa soba për disa shkolla.
“Bashkia e Finiqit falenderon përzemërsisht Ambasadën e Greqisë në Tiranë dhe Konsullatën e Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër, për dhurimin e 20 sobave me dru për të shkollat publike të Finiqit, Mesopotamit, Navaricës , Dhrovjanit dhe Dermishit.
Kjo për të plotësuar nevojat për ngrohje të nxenësve, në ditët e ftohta të dimrit.
‘Mbështetja juaj praktike edhe një herë është shumë e vlefshme, veçanërisht në kohët e vështira që po kalojmë. Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe ndihmën tuaj të vazhdueshme në fushën e arsimit… “, citohet të ketë thënë kryebashkiaku minoritar Kristaq Kiço. /sarandacity.al/