Protothema i ka kushtuar një shkrim një këngëtari me origjinë nga Tepelena, i cili ishte në qendër të sherri të ndodhur në një klub në Patra. Fjala është për Claudio Despo ose “Tockel”, siç e njohin të gjithë.
Eksperiencat e errëta, ku dominon një baba i dhunshëm, janë pjesë e profilit që i ka bërë media e njohur greke.
Për të thuhet se mbërriti në Greqi në moshën 9-muajshe, 25 vjet më parë, në krahët e dy prindërve që emigruan nga Tepelena në Greqi.
Për momentin. kënga e tij “Biznes” ka arritur në 10 milionë shikime, ndërsa në vitin 2019 ishte e treta ndër dhjetë videoklipet më të njohura në YouTube.
Gjatë fëmijërisë së tij, në moshën 4-5 vjeç, ai ishte dëshmitar i rrahjes së nënës së tij nga i ati, i cili luante bixhoz, ku harxhonte paratë që fitonte nga puna që bënte, kryesisht hidraulike, elektrike dhe riparime shtëpish e ndërtesash.
Pjesa më e madhe e teksteve të këngëve të shqiptarit të lindur në Tepelenë janë nga eksperienca personale, ndërsa siç është shprehur herë pas here “krijimet e mia u drejtohen atyre që i detyroi jeta, por në fund ia dolën”.
Babai i tij u largua nga shtëpia kur ishte rreth 9 vjeç dhe krijoi familje me një grua tjetër në Shqipëri. Më pas Klaudio i vogël filloi të punonte dhe të ndihmonte nënën e tij. Mbaroi shkollën me një mijë mundime por vetëm Gjimnazin.
Ai filloi të merrej me muzikë që në klasën e 6-të. Nga viti 2008 ai filloi dalëngadalë të shkruante dhe publikonte këngët e tij, por suksesi erdhi pas 11 vitesh, në vitin 2019.
Deri atëherë Claudio kishte realizuar 6 albume të cilat nuk patën një ndikim të madh në publik dhe nuk i dhanë paratë e nevojshme për të jetuar, shkruan ndër të tjera Protothema. /sarandacity.al/
125548 398194What others have stated and in some uncommon cases, suicide may well occur. 116016
344699 668641Hi, you used to write superb articles, but the last several posts have been kinda boring I miss your tremendous posts. Past couple of posts are just a bit out of track! 465205