Bizneset shqiptare kanë mungesë të theksuar informacioni mbi kostot që sjell procesi i integrimit europian, çka pasohet me pasiguri në hapat e metëjshme.
Megjithatë, rreth 48 për qind e kompanive shqiptare janë optimiste se Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, ndërsa 69 për qind e përkufizojnë atë si “ një treg të përbashkët”.
Të dhënat janë bërë prezente përmes një studimi të kryer nga ACIT, nismë e projektit “Mbështetje për negociatat e anëtarësimit në kapitujt ekonomikë të BE-Saneca, i financuar nga qeveria gjermane dhe zbatuar nga GIZ.
Për qeverinë shqiptare, biznesi duhet të jetë më i përfshirë në këtë proces, pasi çdo ndryshim ligjor që vjen në kuadër të integrimit, sjellë edhe përfitime, por edhe kosto.
Studimi përmban 44 pyetje adresuar bizneseve për të testuar njohuritë e tyre lidhur me procesin e integrimit, në të cilin janë përfshirë 188 kompani kryesisht të mesme, në 7 qarqe të vendit. /scan/