Raportohet se tre efektivë policorë në Sarandë kanë konsumues droge. Kjo, nga një test që iu është bërë një numri prej tyre, si një proces që u lajmëruar ditë më parë nga Kryepolici i ri Gledis Nano.
Ky është një proces që kryhet për herë të parë. Deri më tani, në fokus ka qenë implikimi i zyrtarëve të ndryshëm policorë në trafik por jo dhe në konsum droge.
Janë gjithsej 15 efektivë të qarkut të Vlorës që kanë rezultuar konsumues pas testit, ku pra tre prej tyre i përkasin Sarandës.
Nuk ka detaje mëtejshme nëse është fjala për konsumues lëndësh narkotike të forta apo thjesht hashashpirës.
Tashmë pritet të shpallet masa ndaj tyre, ku më kryesorja është ajo nëse do vijojnë apo jo të jenë pjesë e Policisë së Shtetit. /sarandacity.al/